
“Edhe 31 mijë e 590 doza vaksine Pfizer mbërritën në Aeroportin ‘Nënë Tereza”, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Më tej Rama bëri të ditur se në total Shqipëria ka mbi 2 milionë doza vaksine.
Më tej ai ka bërë thirrje për popullin që të vaksinohen pa hezitim.
Gjithashtu lajmin e ka konfirmuar dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Deri më tani Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.6 milionë qytetarë. Ndërsa mbi 700 të tjerë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.



