
Një klienti që do më drejtohej pas një rasti si ai i Librazhdit, ku një vajzë u filmua në momente intime me të dashurin nga familja e të fejuarit dhe videoja u nxor, psikologia Anxhela Peza thotë se nëse e reja do i kishte trokitur në derë, do t’i sugjeronte që t’i drejtohej avokatit dhe paralelisht të ndiqej me psikologun.
Sa i takon raportit të shqiptarëve me psikologun, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Peza foli për ego të lartë dhe mekanizma mbrojtës të njeriut që do t’ia dalë vetë.
Në vijim ajo pohoi se edhe një psikolog ka nevojë për psikolog.
Kur një psikolog mbaron shkollën për psikologji, duhet të bëjë fillimisht analizën e vetes. Sa herë kemi ngarkesa nga klientët, duhet të bëjë supervizim me kolegë të tjerë.
Kur kemi ngërç profesional, konsultohemi me grup kolegësh dhe psikologësh, të vetëzgjedhur ose jo. Tradhtia nuk është e mirë, por nuk e di kë tradhtoi dhe kjo vajza se me një burrë që s’është një burrë imagjinarë.
Vajza nuk e ka konceptin, ajo nuk e di vepron në një mënyrë instiktive. Ka pëlqyer dikë, nuk di të kontrollojë emocionet e veta dhe ka bërë diçka të ndaluar nga shoqëria.
Mungon edukata seksuale që në fillesa, që në edukim. Fëmijët nuk mësohen si të vetëmbrohen, si të denoncojnë, këto janë disa struktura të tjera shëndetësore që i ke në masë në vendet perëndimore.



