Rreth 1 mijë të infektuar dhe 3 viktima, situata nga Covid-19 në vendin tonë

Rreth 1 mijë të infektuar dhe 3 viktima, situata nga Covid-19 në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 998 qytetarë, nga 5812 testime të kryera. Rastet pozitive janë regjistruar përkatësisht në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 12,528 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin 3 qytetarë: një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

Statistika (09 Shtator 2021)

Raste të reja ditore  998

Të shëruar në 24 orë  866

Të shtruar në spitale  149

Humbje jete në 24 orë  3

Testime ditore     5812

Testime totale   1,101,062

Raste pozitive    154,316

Raste të shëruara   139,257

Raste Aktive     12,528

Humbje jete      2,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    4870

Shkodër   1696

Durrës    1213

Fier     967

Vlorë    917

Lezhë    716

Elbasan   664

Berat    459

Korçë    310

Gjirokastër  269

Kukës    273

Dibër    174

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy