Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji - Minierave kanë protestuar kundër vendimt të qeverisë që kalon godinën e fakultetit në varësi të Ministrisë se Drejtësisë.
Studentët shprehen se Ministria e Arsimit nuk i ka informuar se ku do të zhvendosen për vijimin e procesit mësimor. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave deri në bojkotimin e plotë të mësimit.



