Manastirliu nga qendra e vaksinimit në Krujë: Janë siguruar vaksinat falas në çdo komunitet

Manastirliu nga qendra e vaksinimit në Krujë: Janë siguruar vaksinat falas në çdo komunitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot një qendër vaksinimi shëndetësor në Krujë, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

Ministrja duke parë ecurinë e procesit të vaksinimit në këtë qytet, informoi se tashmë janë siguruar vaksinat falas afër vendbanimeve për çdo komunitet.

“Kemi siguruar vaksinat anticovid falas në çdo komunitet, afër vendbanimit, falë punës së vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin”

Bashkë me apelin drejtuar qytetarëve për t’u vaksinuar, Manastirliu kërkoi veçanërisht nga mjekët e familjes që të informojnë qytetarët mbi përfitimet e vaksinimit.

Ndërkohë edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën dje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy