54 kamionë testojnë urën e re “Morandi” në Xhenova

54 kamionë testojnë urën e re “Morandi” në Xhenova

Pas rreth dy vitesh nga shembja e urës “Morandi” në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën 43 persona, inxhinierët zhvilluan testimet për urën e re.

Testimi i qëndrueshmërisë së urës u zhvillua me 54 kamionë që kaluan njëkohësisht mbi të.

Pesha e një kamioni ishte rreth 44 tonë, duke bërë që mbi urën e re të kishte njëkohësisht rreth 2500 tonë.

Ndërkohë, testimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Me qindra punonjës e inxhinierë kanë punuar pa pushim që prej janarit të vitit 2019, për ringritjen e urës që shtrihet përgjatë një kilometri.

Punimet nuk u ndalën as nga përmbytjet e vitit të shkuar e as nga pandemia Covid-19, e cila gjunjëzoi Italinë.

Segmenti i fundit përfundoi në muajin prill.

I pari që përshkroi strukturën ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë së ndërtimit “We Build", Pietro Salini, i cili deklaroi se kurrë më parë nuk kishte përjetuar një emocion të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy