Ambasada Amerikane ka publikuar në faqen zyrtare një udhëzim në lidhje me Lotarinë DV-2018.
Ambasada ka dhënë disa udhëzime të cilat duhet ti keni parasysh përpara se të bëni aplikimin.
1. Mos përdorni fotografinë me të cilën keni aplikuar vitin e kaluar.
2. Hiqni syzet kur të bëni foton, përndryshe do të skualifikoheni automatikisht.
Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.
Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.



