4 Mars, Dita Botërore e Obezitetit

4 Mars, Dita Botërore e Obezitetit

Çdo vit me datën 4 mars, shënohet “Dita Botërore e Obezitetit”, e cila u themelua në vitin 2015, për të mënjanuar stigmën e peshës, parandalimin e obezitetit dhe menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit.

Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si ‘akumulim jonormal’ ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin e njerëzve. Ashtu si me kushtet e tjera shëndetësore, nevojiten një sërë ndërhyrjesh dhe këndvështrimesh për të përmirësuar shëndetin dhe për të reduktuar rreziqet e sëmundjeve të mëtejshme, për njerëzit që jetojnë me obezitet.

Obeziteti është sëmundje e konsideruar si sëmundje e kohëve moderne prandaj edhe çdo vit misioni i Ditës Botërore të Obezitetit është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës në mbarë botën mbi këtë sëmundje, sidomos mbi shkaqet që çojnë në Obezitet dhe atë çka duhet  bërë për të parandaluar e trajtuar këtë sëmundje.

Vlerësohet që 2,1 Miliardë persona në rang global janë mbipeshë ku, 800 milion prej të cilëve vlerësohen si Obezë. Sipas OBSH-së,

Obeziteti, konsiderohet një problem global i madh kronik shëndetësor tek të rriturit. Çka është më shqetësese është fakti që Obeziteti është një  problem mjekësor që rrit rrezikun për sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore, të tilla si: sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe disa lloje kanceri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy