Është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë i kompanisë Wizz Air që do të operojë në Shqipëri me biletat low cost.
Wizz Air fillon fluturimet me tarifat e ulëta me destinacionin Tiranë – Budapest. 29 euro për fluturim drejt destinacionit Tiranë- Bukuresht, dhe ky destinacion do të bëhet dy herë në javë vajtje-ardhje, të mërkurën dhe të dielën.
Në ceremoninë e pritjes së avionit të parë ishte i pranishëm edhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj dhe homologu i tij hungarez.



