Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore.

Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s.

Ndërkohë valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy