Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit u regjistruan 1,303 vdekje të tjera nga infeksioni i koronavirusit për një total viktimash prej më shumë se 56 000 kurse të identifikuarit pozitiv janë 988 mijë.
Në vetëm dy muaj në SHBA numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid është pothuajse i barabartë me numrin e të vrarëve gjatë 20 vite luftë midis Vietnamit dhe SHBA në vitet 1955-1975
Presidenti Donald Trump tha gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se është i bindur që shumë shkolla në Amerikë do të rihapen, megjithëse për një periudhë të shkurtër kohe, pas mbylljeve për shkak të pandemisë nga koronavirusi- duke përsëritur se projeksionet ishin që në SHBA të kishte një numër katastrofik vdekjesh por fal masave të marra u shmang tragjedia.
Trump tha se ai nuk ndihej përgjegjës për faktin se disa njerëz kanë tentuar të konsumonin dezinfektues si një ilaç për koronavirus teksa para pak ditësh ishte Trump ai që propozoi të provohej në luftën kundër pandemisë injeksioni me zbardhues apo dezinfektues.
Ndërkohë në Kinë në 24 orët e fundit u regjistruan 6 raste të reja të koronavirusit nga të cilat tre të importuara dhe asnjë vdekje.
Deri tani në Kinë numri total i të infektuarve është 82 836 kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 4633.



