Drishti: Duhen alternativa sociale dhe kulturore që fëmija mos burgoset te telefoni

Drishti: Duhen alternativa sociale dhe kulturore që fëmija mos burgoset te telefoni

Mësuesi Evansi Drishti duke folur në “Mcn Informacion” mbi temën “Si t’i mbajmë fëmijët larg telefonit”, tha që është detyra e të rriturve të kuptojnë brezin e ri.

Ai vuri në dukje se ideja nuk është t’i shkëpusësh fëmijësh telefonin, por të vendosësh një rregullator.

Drishti u shpreh se duhen krijuar alternativat sociale dhe kulturore që fëmija mos burgoset te telefoni.

Jemi në 2025-ën dhe diskutimi për telefonin, jemi të detyruar të kuptojmë dhe pranojmë që është brezi i teknologjisë. Ne nuk mund të presim që fëmijët të na kuptojnë, dhe të vijnë në moshën tonë, jemi ne që duhet të zbresim në moshën e tyre.

Nuk është problemi te telefoni si telefon, por është çështje që ne të mëdhenjtë duhet të jemi mirëmenaxhues, dhe është detyra jonë të kuptojmë botën që u ofron interneti. Nuk është ideja që t’ia shkëpusim fëmijës telefonin, por të vendosim një rregullator qoftë në familje, qoftë në institucionet arsimore.

Prindërit duhet të jenë një fije më të afruar me institucionin e shkollës dhe të jenë më koshientë, si procedon ky fëmijë, në çfarë natyre po edukohet dhe po zhvillohet ky fëmijë. Duhen krijuar hapësirat e mundshme, alternativat sociale dhe kulturore, që fëmija mos burgoset te telefoni”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy