Stuhia e borës po zhvendoset nga Europa drejt Mesdheut (VIDEO)

Stuhia e borës po zhvendoset nga Europa drejt Mesdheut (VIDEO)

Stuhia që solli reshjen e parë të borës në Amsterdam dhe Paris të martën, do të përforcohet kur të arrijë në Detin Mesdhe dhe do të shtojë shanset për reshje shiu me intensitet të lartë, borë të dëndur dhe ngricë  në pjesët e Italisë dhe Gadishullit Ballkanik gjatë ditëve në vijim.

Kjo stuhi e madhe dhe e fuqishme do të ndikojë tek miliona njerëz nga e enjtja deri në fundjavë- paralajmërojnë metereologët europianë. Sipas tyre dëborë  pritet të bjerë nga Alpet Dinarike në Gadishullin Ballkanik përpara se të përhapet në Poloninë Lindore, Bjellorusinë dhe Ukrainën Perëndimore.Reshjet e dëndura të dëborës  mëngjesin e së premtes do të kufizohen kryesisht në zonat më të larta të Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, për të vijuar më pas edhe në Shqipëri përgjatë së premtes deri të shtunën. 

Sasi të vogla të reshjeve të borës parashikohen nga Kroacia, në Hungari, Polonia lindore, Bjellorusia dhe Ukraina perëndimore,  ku bora mund të arrijë 2-8 cm nga pasditja e së enjtes deri mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë, jo të gjitha zonat do të përballen me reshje bore dhe ngricat, pasi në pjesën tjetër, shiu dhe përmbytjet e mëdha do të jenë një shqetësim.

Meteorologët paralajmërojnë se zonat që rrezikojnë të përmbyten  këtë fundjavë përfshijnë pjesën më të madhe të Italisë qendrore dhe jugore, Kroacia, një pjesë e Shqipërisë dhe pjesës më të madhe të Greqisë. Vendet e Shqipërisë jugore, Greqisë perëndimore dhe asaj veriore do të jenë më të rrezikuara për shkak të reshjeve të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy