Siguria Ushqimore, Shqipëria është për të “vënë duart në kokë”

Siguria Ushqimore, Shqipëria është për të “vënë duart në kokë”

Kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore dhe prevalencën e kequshqyerjes, Shqipëria nuk njeh rivalë në rajon, duke regjistruar në thuajse çdo indikator performancën më të dobët, madje edhe shumë larg mesatares së rajonit.

Të paktën këtë thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara, që i ka publikuar këto gjetje në raportin më të fundit të titulluar: “Situata e sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes nëpër botë, edicioni 2017”.

Sa i përket sigurisë ushqimore, raporti thotë se, në vendin tonë, prevalenca e pasigurisë së rëndë ushqimore në raport me totalin e popullsisë, fiksohet në 10%.

Siç duket qartë edhe nga kjo tabelë, diferenca me vendet  tjera të rajonit është e ndjeshme. Madje, mesatarja e Europës Jugore fiksohet në vetëm 1.6%. Për vendet fqinje ndërkohë, norma zbret nën 2%. Të dhënat i referohen periudhës 2014-2016.

Një tjetër indikator, që e nxjerr Shqipërinë thuajse në fund të tabelës, është ai që i referohet kequshqyerjes. Në këtë drejtim Serbia duket se është i vetmi vend më keq se Shqipëria.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se, 4.9% e popullsisë shqiptare ushqehet keq, çka përfshin edhe mungesën e ushqimit. Mesatarja e rajonit është nën 2.5%, ndërkohë që në Serbi norma ngjitet në 5.6%. Për Maqedoninë ndërkohë, norma fiksohet në 3.9%.

Raporti i Kombeve të Bashkuara flet dhe në terma absolute për të dy nën-indikatorët, dhe rezulton se në vendin tonë ka 100 mijë persona të kequshqyer, dhe 300 mijë të tjerë që vuajnë një pasiguri të theksuar të ushqimit. Në krahasim me periudhën 2004-2006, norma e personave të kequshqyer ka rënë ndjeshëm, me thuajse 200 mijë persona, nga rreth 11.1% që ishte, në 4.9% sot.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy