Bimo: Edhe nëse tërhiqet Rama, protesta në shesh nuk mbyllet

Bimo: Edhe nëse tërhiqet Rama, protesta në shesh nuk mbyllet

Diplomati Roland Bimo tha në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv se edhe nëse Rama do të tërhiqet, protesta në shesh nuk mbyllet.

 

Duke vijuar Bimo tha se protesta i ka bërë një favor të jashtëzakonshëm imazhit të Shqipërisë. 

 

Është favor i jashtëzakonshëm që kjo protestë i ka bërë imazhit të Shqipërisë. Ka simpati të jashtëzakonshme në televizionet e huaja për shqiptarët që ngrihen për një çështje të tillë.

 

Nuk ka asnjë flamur të BE, asnjë parullë të BE. 

 

Këta që janë në shesh, rrugë, protestë, se ka marrë karakter të theksuar politik, protesta është futur në kanalet e kërkesave politike. 

 

Është në kuadrin e flamingove. Kanë tejkaluar flamingon në kuptimin e mbrojtjes së flamingove, por simboli i flamingove simbolizon këtë protestë.

 

Nuk mbyllet se nuk jemi në 2013-2014, po bëj krahasim me armët kimike. Se në atë kohë Rama ishte në rritje, sot ka konsum të madh. Ata që janë në shesh janë të bindur që ky konsum i ka kaluar caqet.

 

Ata që janë 20-vjeç mendojnë ndryshe nga ajo që ne mendojmë për të ardhmen e vendit. Janë ndryshe. 

 

Kam qenë disa herë në protestë. Edhe si spektator nga jashtë, edhe mes njerëzve. Kishte goxha vendosmëri tek qytetarët. Kishte kënaqësi, entuziazëm. Nuk pashë asnjë fytyrë të mllefosur, apo inatosur. Është mesazh që do shumë studim për t’u kuptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy