
Fatmir Vejsiu, ekspert i arsimit, thotë se protokolli i Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor është i nxitur dhe i paqartë. Në një intervistë për Tvt Vejsiu deklaron se nuk mjafton që vetëm të ruhet distanca, por ja detaje që duhet të sqarohen konkretisht.
“Është zgjidhur vetënm një problem i vockël, por pikëpyetjet janë të shumta. Ende nuk dihet se si do zhvillohet mësimi. Për mua nxënësit duhet të shkojnë në shollë, por të bësh mësim në këto kushte janë të pamunduara. Ministria mjaftohet duke thënë të ruhet distanca. Ky është nxitim dhe pa sqaruar konkretisht,”-u shpreh ai.
Më tej Vjesiu thotë që një bashkësi ekspertësh duhet të mblidhen dhe të marrin një vendim më të mirë, ndërsa përjashton kategorikisht mësimin online.
“Nuk ka njeri që të marri një vendim dhe të thotë ky është më i miri. Një vendim në këto kushte duhet të merret në një tavolinë të madhe rrumbullake. Unë nuk jam me mësimin online. Ne nuk kemi koncpetin e të mësuarit online, sepse mësuesit nuk i kanë aq aftësi, por edhe nxënësit. Është një msim fiktiv dhe pa letra, diçka të cilën e tregoi edhe matura, sepse nuk e përfshinë në provime mësimin online,”-deklaroi ai.



