Covid-19/ Njihuni me dy mjeket shqiptare që u nisën sot në Itali

Covid-19/ Njihuni me dy mjeket shqiptare që u nisën sot në Itali

Qeveria shqiptare ka dërguar në vendin fqinj Itali, personel shëndetësor mjekë dhe infermierë në ndihmë të situatës së krijuar nga pendemia. 

Dy nga 30 mjekët shqiptarë të nisur drejt Bergamos janë Alma Neco dhe Adriada Meta. Vajzat me profesion anesteziste u nisën këtë të shtunë drejt Italisë për t’iu ardhur në ndihmë kolegevë të tyre italianë.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin më 27 mars për të dërguar në Bergamo, epiqendrën e virusit në Itali, 30 mjekë që do u vijnë në ndihmë kolegëve italianë. Fondi prej 11 milionë lekë për pagat e mjekëve dhe infermierëve do të paguhet nga qeveria shqiptare.

Mjekët dhe infermierët shqiptarë do u vijnë në ndihmë kolegëve italianë, të cilët po përballen prej më shumë se një muaj me tragjedinë që po shkakton COVID-19.

Shqipëria bëhet shteti i radhës pas Kinës, Rusisë dhe Kubës, që dërgon mjekë për të shpëtuar italianët nga koronavirusi. 66.414 është numri i personave të infektuar në Itali nga COVID-19, ndërsa 9.134 njerëz kanë humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy