Protesta/3 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një 15-vjeçar dhe një gazetare

Protesta/3 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një 15-vjeçar dhe një gazetare

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e personave të lënduar deri në orën 16:00 të ditës së sotme. 

 

Sipas autoriteteve shëndetësore, në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur tre persona për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Të lënduarit e regjistruar deri më tani janë një efektiv policie, një i mitur i moshës 15-vjeçare, si dhe një përfaqësuese e mediave. Ministria konfirmon se gjendja shëndetësore e të tre pacientëve paraqitet stabël. 

 

Ata aktualisht po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe po ndiqen me kujdes nga stafet mjekësore dhe infermierore të spitalit.

 

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve të paverifikuara që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Institucioni përgënjeshtron kategorikisht lajmet për humbjen e jetës së një të mituri, duke e cilësuar këtë informacion si plotësisht të pavërtetë.

 

Në përmbyllje të njoftimit, MSHMS u bën thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të lartë në verifikimin e informacioneve përpara shpërndarjes së tyre. 

 

Sipas ministrisë, përhapja e lajmeve të rreme në këto momente shkakton panik të pajustifikuar, shqetësim të madh te familjarët dhe tensione të panevojshme në shoqëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy