Identiteti dhe adresa e të gjithë atyre personave që janë infektuar me Covid-19 në Malin e Zi është publikuar në faqet zyrtare.
Gjithashtu, Qeveria përditëson vazhdimisht në mënyrë publike të dhënat e atyre personave që duhet të jenë të izoluar.
“Policia nuk mund të kontrollojë çdo qytetar që duhet të jetë në izolim. Duke marrë parasysh që cilido që largohet nga izolimi kërcënon tërë komunitetin, ne vendosëm t’i publikojmë emrat e tyre”, u shprehën zyrtarët publikë.
Për sa i përket hapësirës ligjore për publikimin e detajeve personale dhe informacionit mjekësor, autoritetet thanë se kishin marrë miratimin nga Agjensia malazeze për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Pothuajse të gjitha ligjet e vendeve si dhe udhëzimet ndërkombëtare përcaktojnë që informacioni mjekësor i pacientit, duhet të mbahet privat dhe nuk lejohet të shpërndahet ose të bëhet publik pa lejen e tyre.
Për më tepër, publikimi i emrave dhe adresave të qytetarëve pa leje është një shkelje e së drejtës së pacientit për privatësi.
Kjo është gjithashtu një e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar në ligjet ndërkombëtare dhe ato europiane./TVT.al/



