Avokati i Popullit, apel Ministrisë së Shëndetësisë: Rrisni testimet te qytetarët

Avokati i Popullit, apel Ministrisë së Shëndetësisë: Rrisni testimet te qytetarët

Institucioni i Avokatit të Popullit të premten i ka bërë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve për Covid-19.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Avokatit i Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazën e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji.

Sipas tij, kjo e drejtë rezulton se nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme, por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së”, shkruan ai.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy