Kujdes, temperaturat natën e ndërimit të viteve do të jenë -12 gradë

Kujdes, temperaturat natën e ndërimit të viteve do të jenë -12 gradë

Të gjithë duhet të kenë kujdes në ditën e ndërimit të viteve pasi ajo do të jetë shumë e ftohtë, dhe kushdo që ka bërë plane duhet të vishet sa më shumë. Sipas parashikimeve të meteorologëve ditët e fundit të vitit 2016 do të jenë më të ftohtat e vitit. Zonat malore do të preken nga temperatura shumë të ulta, të cilat mund të arrijnë deri në -12 gradë Celcius.

Sipas meteorologëve i ftohti polar do të qëndrojë në vendin tonë deri në ndërrimin e viteve. “Dita më e ftohtë e vitit do të jetë data 31 dhjetor ku termometri do të shënojë -12 gradë Celcius poshtë zeros në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulta temperaturat do të jenë -4 deri në -7 gradë”, theksojnë meteorologët.

Reshjet e dëborës gjatë kësaj jave në zonat malore të Shqipërisë do të jenë të pakta. Pas fundjavës dhe ndërrimit të viteve pritet të ketë një përmirësim të temperaturave, të cilat do të rriten gradualisht.

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu dhe bore në zonat verilindore. Era me drejtim verilindjen 2-18m/sek, me intensitet pasdite në bregdet. Deti i forcës 6 me lartësi vale 3.4metër. 

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore -2/6

Vendet e ulta 3/12

Vendet bregdetare 4/13 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy