Altin Sholla, administrator "Tirana Business University", thotë se universitetet private e kanë arritur atë nivel cilësie që t’i shërbejnë shndërrimit të Shqipërisë në një destinacion akademik atraktiv. Në studion e MCN Economy, Sholla tha se studentët që dalin nga këto programe punësohen në nivelin 100%.
Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkëpunues dhe konkurrues me njëri-tjetrin. Ne si ligë jemi më të konsoliduar, më të unifikuar. Në aspektin praktik kemi nisur disa projekte të përbashkëta. Që të jesh i suksesshëm duhet të jesh i madh. Nëpërmjet ligës ne i japim rëndësinë dhe peshën që i takon kësaj iniciative.
Çdo industri ka hyrjen dhe rritjen e tij. Universitetet private kanë arritur nivelin e pjekurisë. Faktori më i rëndësishëm është ndërkombëtarizimi. Kjo e bën Shqipërinë një destinacion atraktiv akademik. Është një faktor garantues i cilësisë së universiteteve. Shumë universitete private janë pjesë e aleancave të universiteteve europiane. Këto janë zhvillime thelbësore që na përgatisin të jemi pjesë e këtij zhvillimi.
Si ligë ne mendojmë që ka hapësirë për t’u përhapur në ato degë që sot janë të kërkuara nga tregu i punës.
Ne i kemi kapacitete t’ua ofrojmë studentëve trajnimet, programet dhe kurset ekstrakurrikulare. Një tjetër format është edhe metodologjia që përdorim. Një standard i rëndësishëm është edhe kualiteti. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është edhe struktura. Ne e kemi raportin e punësimit 100%. Studentët shkojnë e bëjnë intership që në vitin e parë. Ka nevojë tregu edhe për këta studentë. Ne kemi bashkëpunime me shumë biznese.



