Lleshaj, qytetarëve: Mos shpërdoroni zgjatjen e fashës së orarit

Lleshaj, qytetarëve: Mos shpërdoroni zgjatjen e fashës së orarit

Ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri Lleshaj thotë se qëllimi i zgjatjes është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë, si dhe të mos krijohen radhë në tregje.

Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë. Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të Covid-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji modern”, shkruan ministri Lleshaj.

Ndër të tjera, Lleshaj thotë se qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy