Komiteti Mysliman shtroi Iftar për Ramazan

Komiteti Mysliman shtroi Iftar për Ramazan

Për nder të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Komiteti Mysliman ka shtuar darkën e parë për Iftar. Duke qenë se Muaji i Ramazanit nuk mund të kuptohet pa mesazhet e solidaritetit dhe të bashkimit, Komuniteti Mysliman mblodhi bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare, Presidentin e Republikës, diplomatë dhe përfaqësues të medias, artit dhe kulturës.

Në mesazhin e tij, kreu i Komunitet Myslimam, Haxhi Bujar Spahiu, iu drejtua të gjithëve me këtë mesazh: "Ramazani është një muaj reflektimi për këdo. Gjatë këtij muaji të marrim përgjegjësitë tonë, të kërkojmë falje për gabimet, të përmirësojmë me vepra të mira, të reflektojmë mbi mendimet dhe sjelljet tona duke e kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjes dhe arsyes."

Nga ana e tij, Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij të përshëndetjes i ftoi shqiptarët për reflektim dhe bashkëpunim, në muajin e Ramazanit. "Le të jetë ky muaj sakrificash edhe muaj reflektimi për të gjithë, në mënyrë që të gjithë të mësojmë nga gabimet, të marrim më shumë përgjegjësi dhe ti shërbejmë vlerave që forcojnë familjen tonë. Njëkohësisht që ndihmojnë atdheun tonë të ecë përpara dhe i bashkuar", tha Presidenti Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy