Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi komunitetin LGBTQ, tha se të drejtat e tyre duhet të realizohen në mënyrë graduale dhe jo të sforcuar.
Gajda vuri në dukje se në Shqipëri ka një rezistencë në shoqëri kundër martesave të homoseksuale, çka mund ta vendosë shoqërinë në një kontradiktë të madhe.
Shpesh media u kushton rëndësi shumë gjërave të tjera se sa të drejtave të njeriut, kjo bën që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të duken e një profili të ulët. Shpesh kur dëgjoj këto debate më duket sikur mungon thelbi. Nga të dyja krahët ka përçapje që të diskutohen dhe sqarohen disa gjëra...Nga njëri krah janë personat LGBTQ dhe nga ana tjetër janë të tjerë që e konsiderojnë se këto të drejta s’duhet të zgjerohen. Shoh që diskutimi për personat LGBT nuk ka hyrë në kanalin e duhur. Më shumë shoh tym, debate me gjuhë të fortë, por mungon kontenti, mungon thelbi.
Ne kemi disa të drejta që na kanë ardhur të imponuara, ose më mirë që na është dashur të përshpejtojmë disa procese. Mendoj që kjo është mënyra e gabuar, është mirë që proceset të zhvillohen natyrshëm. Sot ne kemi pranuar disa standarde në Shqipëri, nuk mbetemi të prapambetur në standarde. Kemi një Kushtetutë dhe një Konventë të të Drejtave të Njeriut, dhe kjo do ta vendosë shoqërinë në kontradiktë të madhe. Ne si shoqëri u bëjmë rezistencë këtyre standardeve që vet i kemi pranuar. Kur bëhet fjalë për të tjerët ne nuk kemi empatinë e duhur për t’i kuptuar. Të drejtat nuk mund të arrihen me sforcim, sepse sjell efektin e kundërt. Marrim rastin e martesës, ose bashkëjetesës. Në legjislacionin shqiptar dy persona gay nuk mund të martohen, nuk mund të kenë një familje. Nuk do isha që të sforcohej dhe të kërkohej në fillim gjëja e fundit, do isha për një gradualitet duke parë edhe rezistencën që vjen nga shoqëria”.



