41 organizata mjedisore kërkojnë pezullimin e projektit të resortit në ishullin e Sazanit

41 organizata mjedisore kërkojnë pezullimin e projektit të resortit në ishullin e Sazanit

Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të projektit të ndërtimit të një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun–Sazan. 

 

Organizatat shprehin shqetësim për ndikimin që ky projekt prej 45 hektarësh mund të ketë mbi biodiversitetin dhe habitatet kritike të zonës. 

 

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, këto organizatat kërkojnë përfshirjen e pjesës tokësore të ishullit në Parkun Kombëtar Detar, njohjen e tij si Zonë Kandidate Emerald dhe integrimin e tij në rrjetin e ardhshëm të mbrojtjes së natyrës Natura 2000. 

 

“Ishulli i Sazanit dhe ujërat përreth tij ofrojnë habitate jetike për llojet më të rrezikuara detare në botë, përfshirë fokën e Mesdheut (Monachus monachus), e cila është e përfshirë në Listën e Kuqe të IUCN-së dhe në Konventën për Speciet Migratore (CMS)”, theksojnë organizatat.

 

Sipas tyre, zona përmban gjithashtu 36 lloje të tjera detare të rrezikuara, përfshirë bimë detare, molusqe, krustace, peshq, zvarranikë dhe cetace, të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare si CITES, Konventa e Barcelonës, Konventa e Bonit dhe Konventa e Bernës. 

 

Livadhet e Posidonia oceanica dhe shpella bregdetare të Ishullit ofrojnë habitatet jetike për këto lloje dhe janë të domosdoshme për ruajtjen e ekosistemit të Mesdheut. 

 

Monitorimi sistematik i zonës Karaburun–Sazan që nga viti 2019 ka konfirmuar praninë e qëndrueshme të fokës së Mesdheut dhe biodiversitetin e pasur të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy