Trump: SHBA e gatshme të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19

Trump: SHBA e gatshme të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19

Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të duan të dërgojnë investigues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit.

Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.

Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.

“Ne po bisedojmë me Kinën. Ne iu kemi kërkuar atyre edhe para shumë kohësh që të mund të hetojmë në Kinë për virusin. Ne duam të hyjmë”, tha Trump gjatë konferencës.

Kina është akuzuar nga liderë të shumtë botërore përfshirë Trump dhe Macron në lidhje me menaxhimin e Covid-19 dhe informacionet në lidhje me numrin real të viktimave dhe rasteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy