Rritja e të infektuarve me Covid, Manastirliu: Qendrat e vaksinimit të hapura edhe në fundjavë

Rritja e të infektuarve me Covid, Manastirliu: Qendrat e vaksinimit të hapura edhe në fundjavë

Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën apel qytetarëve për vaksinim. Përmes një postimi në “Facebook”, Manastriliu thotë se në vendin tonë aktualisht janë mbi 5 mijë raste me COVID-19, ndërsa shkruan se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të të tjerëve që i rrethojnë. Sipas saj, qendrat e vaksinimit janë të hapura edhe në fundjavë, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten nga ora 80:00 deri në 20:00 me mjetin e identifikimit për të marrë vaksinën anti-COVID.

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me COVID-19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj COVID-19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet. Vendos maskën, ruaj distancën, laj duart, shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv. Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy