Kushi apel studentëve për vaksinimin: Zgjidhja më e mirë për rikthimin në auditorë

Kushi apel studentëve për vaksinimin: Zgjidhja më e mirë për rikthimin në auditorë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me studentë e pedagogë, kanë bërë një apel për rëndësinë e veçantë që i duhet kushtuar vaksinimit përgjatë këtij muaji me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

Kushi falënderon fillimisht të gjithë studentët e pedagogët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga ana e tyre në të gjitha universitetet për bashkëpunimin dhe përshtatjen në një kohë rekord me kushtet e reja. Ndërkohë, ajo shprehet se sot kemi një situatë tjetër për shkak të procesit të vaksinimit.

Në video-mesazh, Kushi nënvizon rëndësinë e të qenurit të gjithë bashkë duke treguar nivel të lartë përgjegjshmërie dhe qytetarie përmes vaksinimit.

Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate. Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme. Prandaj, për të arritur këtë, dua t’ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë ju rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne, duke u bazuar edhe në rezultatet e shkencës, por edhe në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy