Turbullohet ujëmbledhësi i Bovillës

Turbullohet ujëmbledhësi i Bovillës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi menaxhimin që po i bëhet situatës në ujëmbledhësin e Bovillës.

Moti i keq me stuhi shiu që përfshiu këtë të martë Tiranën, ka sjellë pasojë për ujëmbledhësin e Bovillës i cili është turbulluar, çka ka detyruar Bashkinë e Tiranës të marrë masa për kufizimin e furnizimit me uji të qytetarëve të Tiranës, deri në përmirësimin e situatës dhe vënien në funksion të plotë të këtij impianti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se deri në një normalizim të situatës në këtë impiant do të ketë kufizim të furnizimit me uji të banorëve të Tiranës.

“Po e mbyllim ditën e sotme në Bovillë, e cila gjithmonë shfaq problematikat pasi ka kaluar shiu, duke qenë se ujëmbledhësi furnizohet me përrenj nga e gjithë Malësia e Tiranës. Situata aktualisht është se në ujëmbledhësin e Bovillës vjen ky lloj uji, i cili ka një turbullirë katër herë mbi normën maksimale të turbullimit të ujit.  Qytetarët do të preken nga furnizimi i kufizuar me ujë, deri në normalizimin e situatës”, tha Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy