110-vjetori i Pavarësisë, video-mesazhi i Policisë së Shtetit: Atdheu ynë, pasuria jonë e çmuar

110-vjetori i Pavarësisë, video-mesazhi i Policisë së Shtetit: Atdheu ynë, pasuria jonë e çmuar

Policia e Shtetit ka ndarë një mesazh të veçantë urimi, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pamje të patrullave të policisë dhe efektivë të cilët mbajnë flamurin në duar, vijnë në video-mesazhin e policisë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, betuar për Flamurin Kombëtar dhe në shërbim në çdo skaj të Shqipërisë, janë garantë të denjë dhe qytetarët të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit.

Efektivët e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, me të cilët qytetarët shkëmbejnë çdo ditë besim, përkushtim, respekt dhe përgjegjshmëri, Ju urojnë gëzuar festën e Pavarësisë dhe festën e flamurit!

Atdheu ynë është e mira jonë e përbashkët, është pasuria jonë e çmuar dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm, ndaj jemi 24/7, në çdo skaj të vendit, të gatshëm për t’ju shtrirë dorën e bashkëpunimit, për sigurinë tuaj, për të mirën e Shqipërisë. Gëzuar festat!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy