Pak muaj më parë qeveria shqiptare është detyruar të dëmshpërblejë disa familje të komunitetit romë dhe egjiptianë në Korçë për shkak të segregimit, por gjendja duket se nuk ka ndryshuar ende në shkollat që kanë shfaqur këtë problematikë. Në një intervistë për MCN, Manjola Veizi, Kosulente ligjore për Qendrën Europiane për të Drejtat e Romëve, tregon se ende duhet të bëhet shumë në këtë drejtim.



