
1 milion shtetas shqiptarë janë vaksinuar kundër virusit Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.
Objektivi ishte që kjo shifër vaksinimesh të arrihej brenda muajit qershor, megjithatë janë dashur edhe 6 ditë nga korriku për t’u plotësuar 1 milion vaksinime në të gjithë vendin.
“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, shkruan Rama.




