Bruksel-BE: Shkëmbim informacioni për COVID-19 përtej kufijve të bllokut

Bruksel-BE: Shkëmbim informacioni për COVID-19 përtej kufijve të bllokut

Aplikacionet për parandalimin e koronavirusit në vendet e BE do të jenë në gjendje të shkëmbejnë informacione rreth përdoruesve anonimë edhe përtej kufijve të brendshëm të bllokut, pasi 27 shtetet kanë rënë dakord për një proces të tillë.

Mekanizmi i pajtuar i ndërveprimit lejon që aplikacionet kombëtare të decentralizuara brenda Bashkimit Europian të paralajmërojnë përdoruesit e aplikacioneve nga vendet e tjera nëse ata kanë qenë në afërsi të dikujt të infektuar nga virusi.

Aplikacionet e decentralizuara ruajnë informacionin personal në pajisjen e një përdoruesi dhe jo në një server qendror, diçka për të cilën pretendojnë mbrojtësit e të dhënave për mbrojtjen nga abuzimi.

”Deri më tani, vetëm gjashtë vende të BE-së kanë filluar aplikacione të decentralizuara – Gjermania është e fundit, por 11 të tjera po planifikojnë ta bëjnë këtë”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Johannes Bahrke.

“Ndërsa i afrohemi sezonit të udhëtimit, është e rëndësishme të sigurohet që europianët të mund të përdorin aplikacionin nga vendi i tyre kudo që janë në BE”, tha komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton në një deklaratë për shtyp.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy