Spanjë/ 8 prostituta infektohen me koronavirus, alarmi i autoriteteve: Klientët nuk identifikohen

Spanjë/ 8 prostituta infektohen me koronavirus, alarmi i autoriteteve: Klientët nuk identifikohen

Tetë prostituta dolën pozitiv me koronavirus në Spanjë, duke alarmuar autoritetet shëndetësore, pasi nuk janë në gjendje të gjurmojnë klientët e tyre.

Ngjarja është shënuar në qytetin Alcazar de San Juan në bashkësinë autonome të Castile-La Mancha, ndërsa u përcaktua si “shumë shqetësuese” nga autoritetet lokale, të cilat po bëjnë gjithçka për të shmangur shpërthimin e epidemisë.

Nga të dhënat u mësua se tetë shoqërueset, të cilat dolën pozitiv me koronavirus, punonin në një shtëpi publike. Ato mbanin maska, por kjo masë siç duket nuk i ndihmoi vajzat të mos infektoheshin.

Deri më tani janë zbuluar vetëm katër burra të cilët ditën e fundit frekuentuan shtëpinë publike, ndërsa nga autoritetet iu kërkua që të vetizoloheshin për 14 ditë.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore janë të bindur se numri i personave të infektuar mund të jetë shumë më i lartë.

Kjo është arsyeja pse ata iu bënë apel të gjithë atyrë që kanë frekuentuar shtëpinë publike të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe gjithashtu të kryejnë tamponin.

Apeli i autoriteteve për momentin nuk është marrë parasysh, pasi klientët nuk kanë preferuar të identifikoheshin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy