Lezha çeli këtë fundjavë sezonin turistik të këtij viti. Aktivitetit të organizuar në qendër të plazhit të Shëngjinit, ju bashkuan pushues dhe vizitor të shumtë.
Në këtë event u prezantua oferta turistike e Lezhës, përmes një panairi me produkte të biznesit vendas si dhe imazhe të resurseve të rajonit të Lezhës.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se turizmi në këtë zonë është në zhvillim e sipër dhe se institucioni që ai drejton po bën gjithçka për një turizëm sa më elitar.
“Na duhet sa më shumë promovim dhe secili prej nesh të flasë realitetin. Ka shumë të huaj që habiten me çfarë gjejnë këtu dhe ne na duhet që jo vetëm të punojmë, por edhe ta promovojmë atë që e kemi vlerë”.
Pritshmëritë për këtë sezon turistik janë të madha thotë përfaqësuesit e biznesit, sipas të cilëve bregdeti i Shëngjinit ka marrë vëmendjen edhe të turisteve të huaj numri i të cilëve është gjithnjë në rritje.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.