Simpoziumi shkencor për vreshtarinë dhe verëtarinë shqiptare/ Kreu i ASH takim me ministrin e Bujqësisë së Kosovës

Simpoziumi shkencor për vreshtarinë dhe verëtarinë shqiptare/ Kreu i ASH takim me ministrin e Bujqësisë së Kosovës

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi ka zhvilluar sot një takim me ministrin e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci dhe akad. Fetah Podvoricën, sekretar i Seksionit të Shkencave Natyrore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës .

Ky takim u bë në kuadër të simpoziumit shkencor treditor “Vreshtaria dhe verëtaria në hapësirën mbarëshqiptare” që ka nisur sot punimet sot në Akademinë e Shkencave dhe do të vijojë deri më 4 dhjetor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunime të mëtejshme në fushat e verëtarisë dhe të bujqësisë, pyjeve dhe për çështje të tjera të ruajtjes dhe rigjenerimit të kulturave bujqësore e agrare, si dhe për ruajtjen e pasurive natyrore të pyjeve në të dyja vendet.

Takimi u krye në praninë e Kryesisë së Akademisë së Shkencave, zëvendëskryetar akad. Vasil Tole, sekretar shkencor akad. Shaban Sinani dhe Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore akad. Neki Frashëri.

Sesioni shkencor i veprimtarisë “Sfidat e vreshtarisë dhe kultivarëve autoktonë në Shqipëri dhe Kosovë: nga kërkimi shkencor drejt tregut” do të mbahet për dy ditë me radhë nga 2-4 dhjetor 2021.

Simpoziumi ka për qëllim të bashkojë kërkues, specialistë dhe biznesmenë me përvoja të spikatura në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë dhe të studimeve të lidhura me të, për të paraqitur përvojat më të mira pozitive si dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve të spikatura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy