Mjeku shpjegon përfitimet e llixhave dhe pse për reumatizmën bëjnë dëm

Mjeku shpjegon përfitimet e llixhave dhe pse për reumatizmën bëjnë dëm

Mjeku fizioterapist Altin Erindi shpjegon benefitet e llixhave për organizmin dhe rastet kur bëjnë dëm.

Ai tha për emisionin “Zgjohu me MCN”, se për moshat e vogla llixhat nuk janë të rekomandueshme, për shkak të dozave të larta të squfurit, duke thënë se në vendin tonë ujërat termalë janë më pak të përpunuar.

Sipas tij, duhet rekomandim i mjekut përkatës, sidomos ata që merren me mushkëritë për të cilët tha se kanë shumë të saktë indikacionin për llixhat.

Reumatizma si koncept tek ne është një problem diagnoze e vjetër, pasi kemi qenë një vend gjysmë moçalor dikur, para se të bëhej eliminimi i këtyre kënetave.

Ka pasur shumë raste me çrregullimin e artritit reumatizmal dhe artritit reumatoid. Kurse sot shifrat janë shumë më të ulëta. Edhe sot vazhdohet me diagnozën e vjetër.

Ujërat e nxehtë termalë të llixhave e acarojnë reumatizmën. Ata që kanë artrit reumatoid të vërtetë shkaktojnë dëmtime shtesë.

E nxehta në fazën e parë bën një çlirim të muskujve dhe nuk i ke ato dhimbjet e forta.

Por në fazë të dytë, kjo nxehtësi çon në një dëmtim të ri të indit. Zakonisht jep efekte 2-3 javë mbrapa.

Fataliteti lidhet me funksionet e zemrës. Duke qenë se merr një squfur në doza të larta qarkullimi i gjakut rritet në mushkëri, por ti shton dhe punën e zemrës.

Personat që kanë probleme me funksionin e zemrës, e mbingarkojnë dhe çojnë në problematika si infarkti.

Dy tre javë mbas vijnë me dhimbje të ekzagjeruara të artikulacioneve. Për sëmundjet e mushkërive këshillohet të shkohet në llixha, por jo në të gjitha rastet.

Shumica e artriteve janë problematika që vijnë nga shtylla kurrizore, nga dëmtimi i fijeve nervore. Nuk ka lidhje me artritin reumatoid. Artriti reumatoid është sëmundje autoimune.

Kush ka probleme me hollimin e gjakut dhe trombozat nuk duhet ta përdorin fare llixhën pasi është shumë e rrezikshme.

Mpiksjen e gjakut nën temperaturë të lartë nuk mund ta kontrollosh.

Këmbët dhe zona e pulpave është pjesa më e komplikuar, pasi janë zona varikoze dhe mban presione shumë të larta dhe enët e gjakut janë gjithmonë nën presion dhe është shumë e thjeshtë për venat që të zgjerohen dhe një tromb i shkëputur mund të shkojë drejt mushkërive.

Po ashtu mbi zonën ku është bërë operacion nuk duhet bërë masazh, pasi rreziku është shumë i madh, është çarë muskuli dhe aty enët e gjakut janë të dëmtuara dhe rreziku është maksimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy