Sociologu Gëzim Tushi tha përmes një lidhe “Skype” me studion e MCN Live se në shoqërinë shqiptare ka një rritje të numrit të personave që vuajnë nga ankthi, pasiguria dhe depresioni nisur dhe nga fakti që një pjesë e mirë e njerëzve nuk po e përballojnë dot hiperkonkurrencën që ka në kohën e sotme.
Sipas sociologut edhe fëmijët kanë filluar të preken nga sëmundjet mentale.
Më tej, Tushi tha se e gjithë kjo situatë kërkon një operacion të madh social për të rregulluar institucionet që kanë të bëjnë me kontrollin e shëndetit mendor.
Shoqëria e sotme, është shoqëri e shtrenjtësive të mëdha dhe një pjesë e njerëzve nuk po e përballojnë dot këtë përshkallëzim, këtë hiperkonkurrencën që ka në kohën e sotshme.
Jeta e sotme është bërë më e vështirë sesa vdekja dhe prandaj them ndonjëherë që kur nuk përballon dot vështirësitë e jetës gjen rrugën më të shkurtër.
Në këtë kontekst kanë filluar të shfaqen dhe sëmundjet mentale, ka një rritje të anktheve, të depresioneve, pasigurive, që kanë filluar të ketë që nga fëmijët dhe kjo kërkon një operacion të madh social për të rregulluar institucionet që kanë të bëjnë me kontrollin e shëndetit mendor, me mbrojtjen e tyre nga këto devijancat mentale.



