1 prilli/ Xhaferri: Psikologjikisht gënjeshtra na ndihmon të mbrohemi, por ka një vijë ndarëse me rastet kur dëmton

1 prilli/ Xhaferri: Psikologjikisht gënjeshtra na ndihmon të mbrohemi, por ka një vijë ndarëse me rastet kur dëmton

Psikologe Almeida Xhaferri me rastin e 1 prillit, deklaron se gënjeshtra nuk ka vetëm koncept negativ, por edhe pozitiv, sidomos kur janë gënjeshtra të bardha, pasi vënë në lëvizje disa mekanizma për ta mbrojtur veten nga disa kosto të caktuara.

Nga studio e “Zgjohu me MCN” ajo u shpreh se psikologjikisht gënjeshtra na ndihmon të mbrohemi, pasi shpesh ia themi dhe vetes se refuzojmë t’i themi vetes atë të vërtetën e hidhur, por nëse është afatgjatë, është e dëmshme dhe na çon drejt vendimeve të gabuara.

Duhet ndarë një gënjeshtër e bardhë e thënë për të mos lënduar dikë dhe një gënjeshtër e thënë për të manipuluar tjetrin.

Ne si prindër kemi detyrën që t’iu ushqejmë vlera fëmijëve tanë, për të qenë qytetarë të denjë.

Ka një vijë ndarëse mes shakasë që nuk të dëmton dhe shakasë që të denigron.

Personat që gënjejnë pa diskutim kanë një lloj aftësie, një lloj inteligjence për ti dhënë personit përballë atë që kërkon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy