Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, tha Pashinian gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook.

Kryeministri, 45 vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre.

Pashinian tregoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të drejtojë qeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9,400 raste të infektuarish dhe 139 viktima.

Sakaq, kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të një niveli të tillë infektohet me Covid-19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy