Prej disa ditësh zjarret kanë përfshirë bashkinë Delvinë dhe Gjirokastrës, ku zjarri është shtrirë dhe në afërsi Skërfiës gjatë orëve të fundit.
Gazetarja Jonida Qirko raportoi për MCN Live se trupat e zjarrfikësve të Gjirokastrës, me ndërhyrjen e tyre kanë patur izolim të vatrës.
Ndërkohë deklaroi se situata paraqitet problematike në fshatin Kalasë të Delvinës, ku mali është përfshirë nga zjarri, madje janë përfshirë nga flakët edhe banesa.
Është ende aktive një pjesë e zjarrit, për shkak terrenit të thepisur. Zjarret në Zhulat, vijojnë të jenë aktive por pa rrezikshmëri.
Situata problematike në bashkinë Delvinë, situata në Kalasë, 50 familje u larguan nga fshati, pati rezistencë të tyre për t’u larguar, por u larguan për shkak se rreziku ishte i madh. Ka pasur sensibilizim nga fshatrat përreth që iu kanë ardhur në ndihmë bashkëfshatarëve.
Banorët e Kalasës vijojnë ende të rrezikojnë, por kanë dalë vetë për të fikur zjarret, nën drejtimin e zjarrfikësve të Delvinës dhe Gjirokastrës por edhe ndërhyrjes nga ajri me dy helikopterë.
Zjarri po vazhdon por dëmet janë të jashtëzakonshme, pasi pothuajse gjithë mali ka marrë flakë. Banorët e zonës kanë ngritur akuza për personat që merren me blegtori. Janë djegur banesa dhe kisha 100-vjeçare në fshatin Senicë.



