Fundjava me shi dhe borë/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Fundjava me shi dhe borë/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Fundjava pritet të ketë reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në zonat malore, në verilindje në lartësinë mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.

Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy