
Italia po bëhet gati për sezonin turistik. "Dekreti i fundit i qeverisë nuk përmban një datë për rihapjen e plazheve pasi nuk ka asnjë ligj që i mbyll ato. Ta themi thjesht, plazhet janë të hapura; rrjedhimisht, operatorët mund të aktivizojnë impiantet”, tha me këtë shënim ministri i Turizmit, Massimo Garavaglia, për të hapur sezonin e hapjes turistike.
Sezoni turistik do të ketë të njëjtat rregulla si ai i vitit 2020:
“Për çdo çadër 10 metra katrorë, do ketë një metër distancë midis shezlloneve; Numri i çadrave zvogëlohet me 30-40%; Përgjegjës plazhi për të ilustruar rregullat; Ndalimi i festave; Kalimi (me vaksinë ose tampon) për të lëvizur drejt rajoneve në rrezik”.



