"Unaza e Madhe", qeveria merr vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme

"Unaza e Madhe", qeveria merr vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të “Unazës së Madhe” Tiranë nga “Sheshi Shqiponja”-“Bulevardi i ri” dhe Rikualifikimi i “Unazës Lindore” për lotet 4, 5, 6”.

Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme tre miliardë e njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e nëntë lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

VENDIM

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RISHIKIMI I PROJEKTIT PËR SEGMENTIN RRUGOR TË VAZHDIMIT TË “UNAZËS SË MADHE” TIRANË NGA “SHESHI SHQIPONJA”-“BULEVARDI I RI” DHE “RIKUALIFIKIMI I “UNAZËS LINDORE” PËR LOTET 4, 5, 6”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të “Unazës së madhe” Tiranë nga “Sheshi Shqiponja”-“Bulevardi i Ri” dhe “Rikualifikimi i “Unazës Lindore” për lotet 4, 5, 6”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 158 206 249 (tre miliardë e njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 158 206 249 (tre miliardë e njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekësh përballohet, si më poshtë vijon:

a) 3 035 497 750 (tre miliardë e tridhjetë e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë;

b) 122 708 499 (njëqind e njëzet e dy milionë e shtatëqind e tetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi pasqyron në kartelat e pasurive të paluajtshme informacionin për miratimin e shpronësimit, për interes publik, të pasurive pronë private, të cilat preken nga realizimi i projektit. Regjistrimi i aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar kryhet pas aplikimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për shërbimin përkatës.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin, kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe regjistrimi i aktit të kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy