Kina rikthen sërish izolimin në një zonë që ka rezultuar së fundmi me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.
Autoritetet po mendojnë të izolojnë një zonë në qarkun e Anksinit, i cili do të mbyllet plotësisht dhe do të jetë në masa të rrepta kontrolli.
Ato kanë njoftuar edhe për mënyrën sesi do të funksionojë vendi gjatë izolimit dhe kanë bërë me dije se do lejohen të dalin nga shtëpia vetëm punëtorët e sektorëve bazikë dhe një anëtar për çdo familje vetëm një herë në ditë.
Izolimi në qarkun Anksin të provincës Hebei prek rreth 400 mijë banorë.
Për të shmangur valën e dytë, autoritetet shëndetësore thonë se edhe rritjet e vogla të rasteve merren shumë seriozisht.
Anksini nuk është aq i populluar sa qendrat e mëdha urbane të Kinës dhe ekspertët lokalë të shëndetit thonë se janë optimistë se përhapja e koronavirusit mund të ndalohet.
Kina, e cila është vend i origjinës së koronavirusit, ka regjistruar mbi 84,000 të inefktuar dhe mbi 4,600 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë më të larta.



