Trajneri personal flet për stërvitjet e grave shtatzëna dhe ushtrimet e ndaluara

Trajneri personal flet për stërvitjet e grave shtatzëna dhe ushtrimet e ndaluara

Trajneri personal Remil Peqini në emisionin “Zgjohu me MCN” deklaroi se një grua shtatzënë para se të ushtrohet, duhet të konsultohet me një mjek.

Ai tha se ka disa ushtrime të cilat një shtatzënë nuk mund t’i bëjë dhe se gjithashtu ato që ushtrohen, duhet të kenë kujdes me ngritjen e peshave.

I sugjeroj që fillimisht të konsultohen me një doktor.

Do ishte një gjë shumë e mirë, se nuk dihet në çfarë faze të shtatzënisë ndodhet dhe nëse ka ndonjë komplikacion ose jo këtë e thotë mjeku.

Nëse nuk ka komplikacion çdo femër që është shtatzënë, duhet të bëjnë aktivitet fizik.

Ndërsa nëse janë vajza që kanë kryer aktivitet fizik më parë, thjesht duhet ta reduktojmë në shtatzëni.

Kam 17 vite në profesion dhe kam pasur shumë vajza shtatzënë që kam trajnuar.

Tre ditë të javës mund të bëjnë kardio dhe tre ditë të tjera, të bëjnë pesha të lehta, por flas për vajzat që kanë bërë aktivitet fizik para shtatzënisë.

Duhet kujdes pasi ekziston një venë në shpinë, që nëse dëmtohet i shkakton dëmtim bebit.

Ushtrimet që bëhen shtrirë nuk do i rekomandoja dhe sidomos pilates, kur pjesën më të madhe të kohës duhet të rrish shtrirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy