PD do të nisë protestat kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë.
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk morën pjesë në votimin që i dha “ok” rritjes së tarifave të ujit në kryeqytet dy ditë më parë, por të mbështetur edhe nga qytetarët protestuan përpara bashkisë.
Në këtë linjë pritet të vazhdojnë edhe sot. PD ka lajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e sotme në orën 18:00.



