Të gjesh një vend parkimi në QSUT është mjaft e vështirë.
Qytetarë e pacientë që duan të marrin shërbim, edhe pse janë të gatshëm të paguajnë tarifën, nuk gjejnë dot një hapësirë si shkak i fluksit të lartë.
Përgjegjësi i parkimeve, Dritan Xhemali pohon se po bëhet maksimumi për ta menaxhuar situatën, ndërsa si zgjidhje sugjeron parkingun nëntokësor.



