AKU bllokon restoratin kinez në Tiranë: Jashtë çdo standardi higjieno- sanitar

AKU bllokon restoratin kinez në Tiranë: Jashtë çdo standardi higjieno- sanitar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një restorant kinez në kryeqytet pasi kushtet në të cilat punonte ky biznes ishin jashtë çdo standarti higjieno- sanitar.

Restoranti në fjalë ndodhe në rrugën Jordan Misja, mjaft pranë Liceut Artistik në Tiranë.

AKU ka reaguar falë një sërë denoncimesh në median sociale.

“Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë, pasi kanë kryer inspektimin  dhe konstatuar që ky subjekt restorant ushqim kinez, kryente veprimtarinë e tij jashtë çdo kushti higjieno-sanitar, kanë marrë masën e menjëhershme të bllokimit të tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon të gjithë qytetarët, median sociale dhe atë vizive, të cilët bashkëpunojnë për të arritur qëllimin për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë, duke apeluar në mënyrë të vazhdueshme që të denoncohet pranë Portalit  online të AKU “Inspektori Dixhital” për çdo problem dhe shqetësim në lidhje  me sigurinë ushqimore.”- shkruhet në njoftimin e AKU-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy